MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si pritet të jetë moti sot

30.07.2019 - 08:22

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër kryesore në detin e Zi e cila do të vazhdojë të ruajë paqëndrueshmërinë e motit në vendin tonë dhe Kosovë.

E Martë 30 Korrik 2019

E Martë dt 30 Korrik 2019 moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës perëndimore ndërsa në zonat malore do të ketë prani të vranësirave ku nuk do të mungojnë rreshje shiu të izolura.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdetein e Adriatikut.

Valëzimi i forcës 4-5 balle me lartësi vale 1.5–2,0 metër në det të hapur. Temperatruat do të pësojne rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 15/30°C
Zonat e ulëta 18/33°C

Zonat bregdetare 20/31°C