MENU
klinika

Rrugës për pushime

Mos e mohoni më! Luana kapet mat me Krenarin…

17.07.2019 - 13:53

Vetëm pak ditë më parë, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin më të ri me Faydee, të titulluar “Yalla Habibi”.

Ky bashkëpunim u prit mjaft mirë nga publiku dhe dyshja ndezi skenën në koncertin që u mbajt në qytetin e Tiranës me rastin e 15-vjetorit të Digitalb.

Vetëm 3 ditë pas lançimit, kënga ka arritur plot 2.3 milionë klikime në Youtube dhe padyshim Luana është tepër e lumtur nga ky sukses.

E siç tashmë aludohet në median rozë, se Luana është e lidhur me Krenarin, ne nuk dimë në t’u japim apo jo të drejtë aludimeve të tilla, ama që këtë herë i kapëm mat.

Çifti është fotografuar në aeroportin e Malpensa-s në Milano, ku kanë qenë duke bërë check in-in.

Kujtojmë se dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë lidhjen e dashurisë, megjithatë rastet e shumta kur janë kapur mat flasin vetë për marrëdhënien e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN