Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri Rama ka dalë në një deklaratë për mediat.
Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me ndryshimet në qeveri.
Ndryshim në kabinet?
Rama: Pse? Nuk ka ndryshime në qeveri. Janë fantazi që bëhen edhe nga temperaturat e larta.
-E keni deklaruar edhe vetë z.kryeministër.
Rama: Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime kam thënë që janë një sërë detyrash për t’u bërë dhe nëse detyrat janë bërë nuk ka nevojë për ndryshime.
Rama u pyet edhe për deklaratat e Presidentit Ilir Meta, sipas të cilit kryeministri i kishte çuar një mesazh ku i thoshte se do të eliminonte LSI-në.
“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, sepse opozita është në kapacitete të plota për t’u vetë eliminuar dhe siç e shikoni procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë. E rëndësishëm për ne është t’i qëndrojmë besnik të gjithëve edhe atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan, pastaj këto historitë 7 herë 7 bëjnë 42, ja lemë opozitës”, tha Rama.