MENU
klinika

Në "sitën" e Vettingut

KPK shkarkon kreun e Prokurorisë Përmet

25.07.2019 - 09:57

Drejtuesi i Prokurorisë Përmet,  Hysen Keta është shkarkuar sot nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkak për shkarkimin e tij janë bërë problemet me pasurinë dhe profesionalizëm.

Ndërtimi i një shtëpie tre katëshe mbi një truall të trashëguar nga i ati, rezultoi problematik për drejtuesin e Prokurorisë së Përmetit Hysen Keta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, kishte arritur në përfundimin se Keta nuk kishte bërë deklarim të saktë dhe kishte disa mos deklarime.

Brunilda Bekteshi, relatorja e çështjes në KPK tha se edhe hetimet e Komisionit ishin vërejtur një sërë problemesh në pasurinë e prokurorit.

Keta sipas relatimit nuk kishte sjellë dokumentacion provues për të ardhurat e tij si avokat në vitet 90’, kishte mungesë burimesh të ligjshme për disa nga pasuritë dhe disa pasaktësi e mos deklarime në vite.

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet