MENU
klinika

Zgjedhje e qëllimshme...

Ngushëllon veten? Të dashurit e Dua-s identik me njëri tjetrin!

12.07.2019 - 10:42

Dua Lipa na bën krenarë me muzikën dhe sukseset e njëpasnjëshme të saj, por edhe të dashurit dhe ish të dashurit e saj, kanë dhe marin rëndësinë e duhur.

A e dini detajin më të habitshëm ?!

Fakti që ata kanë një ngjashmëri të paparë me njëri tjerin mund t’ju lërë me gojë hapur…

Ja tek kemi Isaac Carew, Paul Klein – dy ish-të dashurit e Dua Lipës – dhe Anwar Hadid, i dashuri aktual. Rastësi ose jo, por djemtë duket sikur ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.

Në fillim të muajit qershor, qarkualluan thashethemet e para se këngëtarja i ka dhënë fund marrëdhënies me Isaac. “Dua dhe Isaac janë përpjekur vazhdimisht që lidhja e tyre të funksionojë, por axhenda e ngjeshur e Duas e vështirësoi situatën,” tha një burim për The Sun.

Dua dhe Isaac qenë fillimisht të lidhur nga viti 2013-2018 dhe më pas u bashkuan në janar të 2018-s, pasi këngëtarja i dha fund lidhjes me artistin e grupin LANY, Paul Klein.

Ndonëse të dy vazhdojnë t’i mbajnë fotot bashkë në profilet e tyre në Instagram, këngëtarja është në një romancë me Anwar Hadid, vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, i cili është tre vite më i vogël se Dua.

Ata shkuan bashkë në një koncert në Hyde Park në Londër, që shënjoi debutimin e tyre si çift.

Tani,siç patët dhe mundësinë që të shihnit fotot kemi përshtypjen se e kuptuat sesa të drejtë kemi
kur ju themi se ata ngjajnë shumë dhe këtë nuk e luan topi!