MENU
klinika

Carew foto nga spitali

Dua Lipa ndahet me Isaac Carew

07.06.2019 - 16:43

Dua Lipa është duke punuar në projektet të reja muzikore të cilat do t’i përfshijë me albumin e dytë në karrierë.

Por, këngëtarja përveç risive që do të sjell në krijimtaritë artistike,  ka bërë një ndryshim të madh edhe në jetën private.

Dua  i jep fund lidhjes me kuzhinierin, Isaac Carew. Kjo nuk është hera e parë që dyshja mjaftë e përfolur janë ndarë pasi kjo ka ndodhur edhe më herët në të kaluarën.

Shefi i njohur i kuzhinës duket se po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë përmes çdo imazhi të sjell në rrjetet sociale.

Së fundi, ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krevatin e një spitali.

Në fotot tjera, Isaac shihet duke u ngushëlluar me dëshpërim te karbohidratet. Pizza dhe Waffles në shtrat dhe Netflix.

Ndërkohë, Dua Lipa pritet të vij në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, por kësaj here nuk do ta shohim në skenë pasi ajo ka zgjedhur të jetë vetëm spektatore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN