MENU
klinika

Surprizë në 00:00!

Nuk është Elgiti! Ja kush ja bëri ditëlindjen të bukur Kleas

13.07.2019 - 16:16

Ditën e sotme moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Klea Huta feston ditëlindjen e 26 të saj.

Në këtë ditë speciale për të urimet kanë qenë të shumta dhe sigurisht që nuk kanë munguar ata të njerëzve të saj më të dashur.

Një prej tyre ishte edhe ai i partnerit të saj Elgitit, i cili ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një postimi në Instastory. Këngëtari ka shkruar pak fjalë siç duket në foton më poshtë.

“Edhe 100 jetë”, shkruan ai krahas një fotoje ku shfaqet pranë Kleas.

Surprizën e orës 12, Klea e ka marrë nga miqtë e saj, të cilët janë kujdesur që këtë ditëlindje t’ja bëjnë të paharrueshme.

Teksa ora ka shënuar 00:00 ata kanë shkuar në vendin ku ndodhej Klea së bashku me tortën e ditëlindjes. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN