MENU
klinika

Më e dashuruar se kurrë

Dua Lipa del publikisht me të dashurin e ri!

07.07.2019 - 14:44

Pasi Dua Lipa u nda nga Issac Carew prej 2 vitesh lidhje e kemi parë nën shoqërinë e disa meshkujve të tjerë.

Në fillim u përfol për një romancë me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid, por më pas u pa duke u puthur me liderin e grupit “The Coldplay”, Chris Martin.

Mes dy zjarreve, mesa duket këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare paska zgjedhur Anwar, pasi është parë kohët e fundit që të dalë publikisht me të në një event.

Këngëtarja u fotografua në krahët e vëllait të supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid në Festivalin BSTF.

Ata u panë duke u përqafuar në festivalin e muzikës në Hyde Park.