08.07.2019 - 17:17
Ditën e sotme aktorja e mirënjohur e shumë simpatike, Olta Gixhari feston ditëlindjen.
Ajo është 33 vjeçe tashmë dhe përpos faktit se linjat e saj janë perfekte, ajo që së fundmi ka tërhequr vëmendjen te Olta është i dashuri i saj, fakt ky që Olta vendosi kohët e fundit ta bënte publike si lidhje.
Ditën e sotme, me rastin e ditëlindjes aktorja është surprizuar me një tufë me trëndafila të kuq që me siguri, ja ka dhuruar i dashuri.
Ndërkohë në mesnatë Olta ka kaluar një darkë romantike, duke publikuar në Instagram një tortë me një qiri të shkëputur nga mbrëmja.
Epo nuk na mbetet gjë tjetër për të shtuar, veçse të presim të tjera detaje nga lidhja e saj më e fundit.