16.07.2019 - 11:39
Ori Nebijaj nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Wake Up” në “Top Channel”.
Moderatorja është larguar për t’u bërë pjesë e një tjetër programi veror që është “Pushme On Top” dhe që është transmetuar edhe vitin që shkoi.
Kolegu i saj Isli Islami e përcolli përmes një dedikimi në Instagram ku shkruante:
“E përcollëm këtë yllin për “Pushime on Top”. Suksese ❤️”
Por kush e zëvendësoi sot Orin?
Surpriza e sotme ishte vetë aktorja Zamira Kita, e cila e shoqëroi Islin për dy orët e plota të transmetimit!
Nuk e dimë nëse ajo do të jetë pjesë e programit për ditët në vazhdim, e megjithatë na duhet të themi se dukeshin një dyshe e këndshme me Islin.