MENU
klinika

Ja mendimi i Tolga-s

Pa prisni pak! Almeda gati për një fëmijë të dytë?

02.07.2019 - 12:19

Almeda Abazi ka ditur të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes e sidmos gjatë periudhës së shtatzënisë e pas lindjes së djalit. Së fundmi ajo ka dhënë intervistën e parë pas lindjes së djalit të saj Efehan!

Almeda ndau eksperiencën e të qenit nënë dhe momentet më të vështira sipas saj.

Ajo tha se lindja dhe mungesa e gjumit janë dy vështirësitë më të mëdha që ka kaluar, por që tani po rregullohen pas gjumit me turne që bën me bashkëshortin Tolga dhe ndihmesës së nënës.

Po çfarë bën Almeda kur përballet me ndonjë vështirësi?

“Marr menjëherë mamin. Ajo më ka ndihmuar shumë si në shtatzëni po ashtu dhe tani, pasi kam dhe vëllain 5 vjeç, prandaj nuk është shumë larg si eksperiencë dhe për mamin”.

Megjithatë pavarësisht lodhjes, Almeda dhe Tolga e mendojnë një fëmijë të dytë, veçanërisht kur sheh rrobat e paveshura të Efehan-it:

” Që në muajin e tetë të shtatzënisë (kanë nisur blerjet). Por me thënë të drejtën kanë ngelur dhe shumë rroba pa i veshur akoma, sepse rritet shumë shpejt.

Tolga bën shpesh shakanë klishe: “i ruajmë për të dytin” 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në javët e fundit të shtatzanisë

Almeda Abazi shpjegon kuptimin e emrit të djalit

"Do të doja të mos e kisha bërë..."

Almeda Abazi e penduar për këtë ndërhyrje estetike