Britania e Madhe policia ka nisur hetimet penale për publikimin e informacionit në shtyp, të emaileve diplomatike kundër presidentit amerikan Donald Trump të ambasadorit britanik në Uashington Sir Kim Darroch, gjë që shkaktoi dorëheqjen e tij.
Njësia anti-terroriste e Policisë Metropolitane te Londrës, e cila ka përgjegjësinë kombëtare për të hetuar akuzat për veprat penale të ligjit mbi sekretet zyrtare, ka hapur një hetim penal, konfirmuan burime zyrtare të policisë londineze në një deklaratë.
Hetimet nisën pasi publikimi i opinioneve të ish-ambasadorit britanik në SHBA, ku e cilësonte kreun e Shtëpisë së Bardhë si të paaftë dhe të paqëndrueshëm, kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Këto rrjedhje informacionesh konfidenciale zemëruan presidentin amerikan, i cili ndërpreu marrëdhëniet diplomatike ambasadorin Kim Darroch, të cilin e quajti një “djalë shumë budalla”. Donald Trump gjithashtu kritikoi ashpër Kryeministren konservatore në largim, Theresa May, e cili tregoi mbështetjen e saj për diplomatin. Ambasadori njoftoi dorëheqjen e tij të mërkurën e kaluar.
Publikimi i këtyre kabllogramëve cilësohet nga autoritet britanike si “shkelja më e madhe e besimit. Pas këtyre reagimeve të Londrës zyrtare, më i zbutur me këtë situatë është shfaqur dhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili të premten i uroi “fat të mirë” ish ambasadorit britanik si dhe u tha gazetarëve në Uashington se Londra duhej të zgjidhte problemin e saj të “rrjedhjes” së informacionit.