MENU
klinika

Deklarata

Plas protesta në Bashkinë Devoll, paralajmëron kryebashkiaku i PD

26.07.2019 - 11:09

Në bashkinë e Devollit kanë nisur protestat.

Disa mbështetës të Partisë Demokratike kanë hyrë brenda ambjenteve të bashkisë.

Shkak për protestën është bërë konstituimi i Këshillit Bashkiak, ndërsa kryebashkiaku demokrat në ikje Bledjon Nallbati deklaroi për mediat se nuk ka as kryetar dhe as këshill të ri në këtë bashki.

Nuk ka as kryetar të ri dhe as këshill të ri. Nëse bashkia pushtohet do i ndalojmë dhe do i kallëzojmë në Prokurori. Ne mbrojmë kushtetutën dhe ende vijojmë punën. 30 qershori është pezulluar, populli e braktisi”, tha Nallbati duke nënkuptuar kështu se nuk do ta lirojë zyrën.