Jair Bolsonaro, presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, e ka ftuar djalin e tij të bëhet ambasador në SHBA.
Eduardo Bolsonaro, 35 vjeç, i cili aktualisht shërben si kongresist dhe këshillon babanë e tij për punët e jashtme, u tha gazetarëve se ai do ta pranonte postin nëse do ti ofrohej. Karrigia e ambasadorit ka qenë bosh që nga prilli.
Bolsonaro u zgjodh vitin e kaluar pas një fushate të suksesshme që ai tha se ishte frymëzuar nga Donald Trump.
Eduardo do të duhej të japë dorëheqjen si kongresmen nëse ai do të merrte postin e ambasadorit.
“Unë nuk dua të vendos të ardhmen e tij për të, nëse legjislacioni thotë se duhet të heqë dorë nga pozita e tij,” citohet të ketë thënë Bolsonaro sipas agjensise se lajmeve Reuters.
Eduardo Bolsonaro është quajtur “ministri i jashtëm hije” i Brazilit në ministrinë e jashtme braziliane për shkak të ndikimit të fortë që ai ka në idetë e politikës së jashtme të babait të tij.
Si presidenti ashtu edhe djali i tij kanë një qëndrim pro-SHBA.
Edhe Trump është i njohur edhe për emërimin e anëtarëve të familjes në pozita politike. Vajza e tij Ivanka Trump është këshilltare e presidentit.