Në pritje për të mësuar të ardhmen e tij në futboll, braziliani Neymar ka marrë një lajm mjaft të mirë sot nga atdheu i tij.
Prokuroria e Rio de Janeiros ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të rrëzojë akuzat ndaj tij, për përdhunim.
Ylli i PSG-së u akuzua nga një modele braziliane se ishte përdhunuar një një hotel në Paris, gjatë kohës kur kishte shkuar ta takonte, ndërsa publikoi edhe një video ku grindej me Neymar në dhomën e hotelit.
Megjithatë Neymar i mohoi akuzat, ndërsa hetuesit arritën në përfundimin se nuk kishim të bënim me një rast përdhunimi, duke liruar nga akuzat sulmuesin brazilian, i cili tashmë mund t’i përkushtohet totalisht futbollit.
Kujtojmë që Neymar ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Paris Saint Germain pas dy sezoneve aty dhe se preferon të kthehet në Barcelonë, por ende nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve, që do të mundësonte transferimin.