15.07.2019 - 08:16
Edhe dita e sotme do të shoqërohet nga moti i paqëndrueshëm, ku pjesa e parë e ditës do të ketë mot të kthjellët me vranësira kalimtare.
MeteoAlb parashikon se në pjesën e dytë të ditës do të ketë rrebeshe shiu në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe Juglindje të vendit.
Pritet që temperaturat e ajrit të ulen lehtë në mëngjes dhe të rriten paksa nga mesdita, duke u luhatur nga 12 gradë celsius deri në 32 gradë celcius.
Ndërkohë era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km /h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.
Pritet që moti i paqëndrueshëm me reshje shiu të na shoqërojë edhe gjatë javës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Parashikimi i motit
‘Zbutet’ moti, rikthehen temperaturat normale
Parashikimi i motit
‘Zhduket’ shiu, nis fundjava ‘përvëluese’
Pezullimi i përkohshëm i mjeteve të vogla