Matteo Salvini, euroskeptiku i politikës italiane, duket se nuk po e mbyll dot një skandal në lidhje me pretendimin e financimit të paligjshëm nga Rusia.
Zëvendëskryeministri është përpjekur të distancohet nga një aleat i ngushtë, Gianluca Savoini, i cili u regjistrua duke kërkuar fonde të paligjshme nga tre rusë, sipas një raporti të Buzzfeed News. Historia ka dominuar mbulimin e mediave italiane që nga koha kur doli jami javën e kaluar, me Salvinin duke u përpjekur të distancohej nga Savioni.
Savoini mori pjesë në një darkë të 4 korrikut me presidentin rus Vladimir Putin në Romë dhe zëvendëskryeministri tha se nuk e di se si bashkëpunëtori i tij u gjend atje.
Raporti i Buzzfeed sugjeron se kundërshtari më i fuqishëm i Bashkimit Evropian mund të ketë qenë në bashkëpunim me Kremlinin.
Salvini i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur BE-së që të heqë sanksionet kundër Rusisë. Mediat italiane gjithashtu raportuan se ligjvënësit e Lidhjes u përpoqën të lehtësonin kufizimet për financimin e jashtëm të grupeve politike.
Përveç ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Rusia ka kërkuar të sulmojë procesin demokratik në të paktën 15 shtete të BE, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Spanjën, sipas një raporti të pakicës së Senatit vitin e kaluar.
Salvini, i cili gjithashtu shërben si ministër i brendshëm, ka mohuar se partia e tij ka marrë ndonjë financim rus. Në një deklaratë javën e kaluar, zëvendëskryeministri tha se “nuk ka marrë kurrë rubla, një euro, një dollar ose një litër vodka financim nga Rusia”.
Conte tha të dielën se ende ka besim tek Salvini, sipas agjensisë së lajmeve Ansa, por që duhet të ketë transparencë në qeveri.
Shumë nga aleatët e Salvinit kanë kërkuar që ai të shkëputet nga lëvizja Pesë Yje dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme.
Megjithatë, pyetjet e vazhdueshme gjatë takimit të Moskës e kanë bërë Salvinin të qëndrojë në pritje.