MENU
klinika

Arrestimi i nipit të ish-kreut të Postribës

“Serbë! Ç’po bëni? Na terrorizuan në 5 të mëngjesit”

01.07.2019 - 12:26

Familjarët e shtetasit Emran Shabaj, i cili u arrestua pasi akuzohej për pengim të procesit zgjedhor, kanë reaguar duke hedhur akuza të forta ndaj policisë.

Ata shprehen se policia i ka dhunuar dhe terrorizuar, duke iu shkuar në banesë që në orët e para të mëngjesit ndërsa e kanë quajtur një arrestim skandaloz dhe totalisht të jashtëligjshem.

Gjyshi i Emranit, Osman Shabaj shprehet se familja Shabaj janë dhunuar vetëm se nuk kanë dashur që të votojnë.

Edhe vëllai Bekim Shaba i cili ka pak ditë që ka dalë nga spitali i traumës deklaron se është dhunuar duke e kapur me forcë në fyt dhe duke rrezikuar që të krijojnë sërish komplikacione.

Familja Shabaj i quajti serb efektivët e policisë të cilët sipas tyre kanë hyrë në mënyrë skandaloze.

Emran Shabaj është nipi i Fazës Shabës, ish kryetar i komunës Postribë për shumë vite nën siglën e PD.