Sulltan Abdyl Hamiti i II-të (gjatë sundimit nga 1876-1909), ushtroi pushtetin mbi një perandori ( ku përfshihej Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia) që po shkonte drejt shpërbërjes.
Teksa mbretërimi i tij numëronte ditët e fundit, sulltani u bë paranojak. Ai i ndërpreu udhëtimet dhe rrallë shfaqej në publik.
Në këto kushte, për t’u informuar mbi gjendjen e perandorisë, sulltani kishte një rrjet spiunësh, por edhe fotografë, të cilët realizonin fotografitë e perandorisë.
Kur në vitin 1909, sulltani u detyrua të jepte dorëheqjen, koleksioni me pamjet nga shtetet ku ai kishte sunduar mbeti në Jildiz-Saraj, derisa u zhvendos në bibliotekën e Universitetit të Stambollit. Aty mbeti për vite i paprekur, deri kur u mundësua për publikun, falë studiuesit Robert Elsie.