23.07.2019 - 08:45
Ditën e sotme në orën 16:00 pritet të zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Asambleja do të hapet me fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Më pas do mbahet një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Vendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti.
Gjithashtu do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti.
Dhe në pikën e pesë do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Asambleja e PS-së
‘Qetësohen’ ministrat, s’ka ndryshime në qeveri
Nesër mblidhet kryesia