MENU
klinika

Deklaratat 'raciste' të Trumpit

Theresa May kritika për Trumpin

15.07.2019 - 15:37

Theresa May ka kritikuar gjuhën “krejtësisht të papranueshme” të Donald Trump ndaj katër kongresmenëve demokratë, duke bërë presion mbi pasuesin e saj të mundshëm, Boris Johnson, për të folur gjithashtu.

May mori hapin e pazakontë për të komentuar mbi politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara, pasi Trump të dielën e 14 Korrikut sulmoi grupin e katër deputeteve të Partisë Demokratike, duke u kërkuar që të kthehen andej nga kanë ardhur.

Pa përmendur emra, Trump i referohej katër grave me ngjyrë, tre prej të cilave kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexandria Ocasio-Cortez, e lindur në Nju Jork nga prindër portorikanë, afro-amerikania Ayanna Pressley, Rashida Tlaib, vajzë e emigrantëve palestinezë dhe Ilhan Omar, e lindur në Somali dhe më pas e emigruar në Minesota.

Deputetet kanë kundërshtuar ashpër kushtet e këqija ku mbahen emigrantët në qendra dhe në kufi si dhe politikën e Trump: “tolerancë zero”.

Në postimin e tij Trump shkruan: Është shumë interesante të shohësh deputete demokrate progresiste, që e kanë origjinën nga vende ku qeveritë janë një katastrofë e plotë dhe totale, më të këqinjtë, më të korruptuarit dhe pa ndikim në botë, t’i thonë me zë  të lartë popullit amerikan, kombit më të madh dhe më të fuqishëm në Tokë, se si duhet drejtuar qeveria jonë. Përse nuk kthehen andej nga kanë ardhur dhe të ndihmojnë vendet të mbuluara nga krimi nga të cilat vijnë? Pastaj mund të kthehen dhe të na tregojnë se si e bënë.

Fjalët e Trump u cilësuan si raciste dhe shkaktuan  shumë reagime, ndërsa Nancy Pelosi ka dalë në mbrojtje të katër demokrateve. Ajo u shpreh se kur Trump premton të bëjë Amerikën e Madhe sërish, në fakt pretendon ta bëjë të bardhë.

Pas fjalëve të Pelosit, Trump reagoi sërish duke thënë se është e trishtueshme që demokratët të mbështesin persona që flasin keq për vendin dhe që urrejnë Izraelin.

Ndërsa Alexandria Ocasio-Cortez shkruan se Trump nuk pranon atë pjesë të Amerikës që i ka zgjedhur ato.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…