MENU

Publikon letrën prekëse

Bashkëshortja e Nainggolan nis luftën e jetës!

11.07.2019 - 20:03

Radja Nainggolan është në një moment të vështirë tek Inter, duke qenë se klubi i ka kërkuar të gjejë një skuadër tjetër për të ardhmen.

Për belgun një lajm më i rëndë vjen nga gruaja e tij, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe këto ditë ka filluar kimioterapinë.

Claudia Lai, 36 vjeçe e bëri publike këtë lajm të rëndë për të nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Prej më shumë se një muaj zgjohem çdo mëngjes me shpresën se është vetëm një makth por kam kuptuar se ka 1 muaj që zgjohem brenda një makthi. Kam shpresuar që kjo ditë të vinte sa më vonë, por nuk ka qenë kështu. Ditët kanë kaluar dhe po ashtu bashkë me to, edhe gëzimi im.

Nga sot po nis një rrugë të re të jetës sime: kimioterapinë. Kush do ta kishte thënë se Claudia njëherë në jetën e saj do të kishte vërtetë frikë për të nisur një ditë të re. Tashmë pas shumë lotësh është koha që të luftoj këtë bishë të tmerrshme. I falënderoj të gjithë të afërmit e mi që më kanë ndihmuar që të përballem me këtë gjë e duke më dhënë të gjithë forcën e nevojshme për ta bërë këtë.

Paça fat unë dhe çdo person që po lufton me të njëjtin makth si unë.”, shkruan ajo.

Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje për gruan e Nainggolan kanë dalë edhe Roma e Inter, pa harruar edhe mediet më të mëdha në Europë dhe më gjerë.