Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Volodimir Zelensky, ofroi të hënën të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin për bisedimet e tyre të para, duke iu bërë thirrje udhëheqësve perëndimore të ndërmjetësojnë.
“Tani dua ti drejtohem Presidentit rus Vladimir Putin, duhet të flasim” tha Zelensky në një video.
Ish-aktori komik i cili u zgjodh president në zgjedhjet e prillit bëri thirrje për një takim me forcat e fuqishme ruse që do të përfshinte Presidentin e SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë.
Ai propozoi diskutimin e Krimesë të aneksuar nga Rusia dhe konflikti në Ukrainën lindore ku forcat ukrainase po luftojnë me separatistët rusë.
Zelensky tha në inaugurimin e tij në maj se mbarimi i luftës në lindje dhe kthimi i territorit të aneksuar në Ukrainë ishin përparësia e tij.
Deri më tani Zelensky nuk e ka takuar Putinin dhe udhëheqësi rus ka thënë se talenti i aktrimit të Zelenskyt nuk kompenson mungesën e përvojës politike.
Rreth 13,000 njerëz janë vrarë në konfliktin në Ukrainën lindore që shpërtheu në 2014 pasi një kryengritje popullore rrëzoi presidentin pro-Kremlin Viktor Janukoviç dhe Rusia aneksoi Krimesë.
Një proces paqeje që përfshin Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Ukrainën, është ngadalësuar. Në qershor, presidenti francez Emmanuel Macron tha se bisedimet e reja ishin të mundshme.
Zelensky tha se bisedimet e reja përfshijnë gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, të cilat janë mbështetës të fortë të Kievit.