MENU
klinika

Ndryshim drastik në look!

Ah sa keq, Albëria Hadërgjonaj paska të njëjtin ‘hall’ si ne…

01.08.2019 - 11:53

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Alberie Hadërgjonaj, është tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ku ka ndarë së fundmi një foto që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Këngëtarja ka treguar se ka hequr flokët extension dhe duket shumë ndryshe me pamjen e re.

Albëria rrëfen se flokët extension i kanë këputur gjysmën e flokut të saj original, ndërkohë që pyet fansat se si i shkojnë më shumë, flokë të gjatë apo të shkurtër?

“Sapo hoqa extensions dhe më shumë se gjysma e flokëve janë këputur. Si mendoni ju, më mirë flokë të gjata apo të shkurtra?”- shkruan Albëria krahas fotos me pamjen e re.

E ndërsa të shumtë janë ata që e kanë komplimentuar për look-un e ri, ne nuk na mbetet gjë për të shtuar.