MENU
klinika

Përplasen 3 makina

Aksident në Lezhë, 4 persona në gjendje të rëndë

22.08.2019 - 08:23

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Balldre të Lezhës.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve, janë plagosur 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa 4 të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Ndërkaq, policia në vendngjarje vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.