MENU
klinika

Ngjarja në Karaburun

Alarm ‘SOS’ në mes të detit, veliera holandeze kërkon ndihmë

31.08.2019 - 09:36

Një alarm SOS është dhënë mëngjesin e sotëm në mes të detit.

Alarmi ka ardhur nga një velierë me emrin “Aiolos” që mbante një flamur të Holandës.

Veliera ishte nisur nga Saranda me dy persona në bord dhe më pas ka pësuar avari.

Me marrjen e sinjalit SOS, në vendin e ngjarjes ka mbërritur Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare.

Veliera ndodhej 3.5 milje në perëndim të gadishullit të Karaburunit, në afersi të zonës së Bristanit.

Në orën 05:00, veliera me anë të rimorkimit nga Roja Bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e difektit për të vazhduar destinacionin e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një femër çdo pasdite

Në shtrat me Mussolini-n