MENU
klinika

Shembja e godinës

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit merr vendim të papritur

03.08.2019 - 17:03

Alenca për Mbrojtjen e Teatrit ka vendosur çeljen e një llogarie bankare për përballimin e shpenzimeve për energjinë elektrike dhe organizimin e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit.

Organizata që po mbron ruajtjen e goditës së Teatrit Kombëtar njoftoi se llogaria bankare do të administrohet regjisori dhe aktori Edmon Budina, aktori Neritan Liçaj dhe Adriana Tolka.

Ndër të tjera, AMT shton se do të bëjë transparente derdhjen dhe shpenzimet financiare. Hapja e llogarisë bankare erdhi si kërkesë e 56 qytetarëve.

“Për të mbarëvajtur punët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke përfshirë këtu shpenzime bazë si mbajtjen e gjeneratorëve, si dhe realizimin me sukses të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas sugjerimeve të marra nga mbështetës të shumtë mori vendim për hapjen e një llogarie bankare.

Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit. Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese.

Llogaria bankare është krijuar në Bankën Kombëtare Tregtare dhe është e bashkëmanaxhuar nga: Edmond Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka.

===

Emri i llogarisë: Adriana Tolka, Neritan Liçaj

Numri i llogarisë bankare është:

IBAN LEK: AL6020511289004914CLIDCLALLË

IBAN EUR: AL6520511289004914CLIDCFEURR

SËIFT: NCBAALTXXX

===Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton dashamirësit e kauzës që të kontribuojnë sipas mundësive për të mbajtur gjallë e në jetë Teatrin Kombëtar.

Në fotot bashkangjitur do të gjeni një kërkesë të 56 qytetarëve që ne të ndërmernim këtë veprim.’’