MENU
klinika

Gjithçka që duhet të dini

Alergjitë e verës dhe të vërtetat e hidhura për to

11.08.2019 - 15:52

Alergjitë e verës janë ndër  problematikat më  të shpeshta që hasin jo vetëm fëmijët por dhe të rinjtë, thuajse në të gjithë periudhat e kohës. Por ajo e cila duket se bëhet e papërballueshme dhe shumë e vështirë janë alergjitë e verës.

Sikur të mos kishitm një hundë e cila rrjedh gjithë kohës dhe sy të kuq ditët më diell do të ishin perfekt për të gjithë.

“Alergjia verore mund të shkaktojë simptoma të rënda për disa të sëmurë, dhe mund të jetë po aq e keqe sa stinët e pranverës dhe vjeshtës”, ka thënë alergologu Michael Foggs, MD, president i Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë (ACAAI).

Simptomat nuk kufizohen gjithmonë në karakteristikat e teshtitjes, hundës së skuqur dhe syve që lotojnë gjithë kohës. Sipas alergologut Foggs  alergjitë e verës mund të shfaqen dhe në forma të tjera.

a shkaktojne alergjite astme-konica.al

Edhe nëse nuk keni pasur më parë alergji, ajo papritmas mund t’ju shfaqet dhe kjo nuk varte aspak nga mosha apo dhe periudha e vitit.

Madje sipas Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë (ACAAI), disa prej shenjave të alergjisë së verës mund të duken si tepër të zakonshme dhe aspak shqetësuese. Por siç duket ato duhen marrë parasysh dhe nëse fillojnë e bëhen shqetësuese të shkohet menjëherë tek alergologu.

Alergjik Shiner: Ajo shfaqet me qarqe të errëta nën sy të cilat janë për shkak të ënjtjes dhe njollosjes nga bllokimi i enëve të vogla të gjakut nën lëkurë në zonën delikate të syve.

 Fytyra alergjike (adenoidale): Alergjitë në hundë mund të promovojnë ënjtje të adenoideve (indet limfatike që rreshtojnë pjesën e pasme të fytit dhe shtrihet pas hundës). Kjo rezulton në një pamje të lodhur dhe aspak të freksët.

Rrudha e hundës: Kjo është një linjë që mund të shfaqet përgjatë gjithë pjesës së hundës, ku zakonisht pasojë janë ose rrjedhja e hundës ose kruajtja e saj.

Fryrja e gojës e gjithë mukozës: Rastet e rinitit alergjik, në të cilin ndodh bllokimi i rëndë i hundës, bënë që frymëmarrja të kryehet nëpërmjet gojës.E gjithë kjo shoqërohet në nje qiellzë të acaruar, buzën e sipërme të ënjtur dhe acarim i të gjithë mukozës.

alergjite ushqimore-konica.al

Poleni, myku dhe insektet janë fajtorë të zakonshëm të alergjisë gjatë muajve të verës. Por prodhimet e freskëta, siç janë selinoja, mollët dhe pjeprat, gjithashtu mund të shkaktojnë simptoma alergjie. Kjo është e njohur si sindromi i polenit të ushqimit, alergjenet që reagojnë kryq, që gjenden si në polen, ashtu edhe në fruta të papërpunuara, perime dhe dhe disa fruta të thata si arrat.

“Simptomat e alergjisë verore mund të gabohen lehtësisht nga ftohja, intolerancat ushqimore ose sëmundjet e tjera,” tha Dr. Foggs. “Nëse simptomat tuaja janë të vazhdueshme dhe zgjasin më shumë se dy javë, duhet të shihni alergologun tuaj për testimin, diagnostikimin dhe trajtimin e duhur. Gjetja dhe trajtimi i burimit të vuajtjes tuaj mund të pastrojë gjithashtu simptoma të tjera të padëshiruara.”

Duket se shenjat e para të alergjisë janë dukshëm si shenja të lodhjes ose pasojë e stresit por kjo është pikërishtë, e vërteta e hidhur, duke bërë që alergjitë verore të ngatërrrohen me faktor të tjerë.

Burimi: American Collage of Alergy, Asthma and Immunology

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN