MENU
klinika

City 'thyen' Liverpoolin

Guardiola i ‘rrëmben’ Superkupën Klopp-it

04.08.2019 - 18:28

Sezoni në Premier League nisi sot zyrtarisht me Superkupën e Anglisë, mes fituesve të Premier League, Manchester City, dhe fituesve të Champions League, Liverpool, që sfiduan për këtë trofe djemtë e Guardiolas pasi u renditën në vend të dytë (Manchester City fitoi si titullin, ashtu edhe FA Cup).

Nuk mjaftuan 90 minuta për të shpallur fituesin dhe përcaktuar se kujt do t’i shkonte trofeu, por u deshën penalltitë. Megjithatë, ato 90 minuta treguan jashtëzakonisht shumë dhe mund të ishin mbyllur me më shumë se dy gola.

Dy herë goditi shtyllën Liverpool, dy raste të pastra pati Sterling, teksa pikërisht anglezi shënoi golin e parë për City.


Barazoi Matip me kokë, ndërsa Salah pati disa momente të mira, duke vënë në provë një super Claudio Bravo.

Por, mrekullia në fund erdhi nga Walker, që me një gjysmëroveshatë i tha “jo” Salah-ut, që ishte gati për të festuar golin e fitores dhe të trofeut. Tek penalltitë, deçiziv gabimi i Winajldum, me super pritjen e kilenit Bravo. Të gjithë shënuan më pas.

Kampionati anglez ka rinusur, Superkupa i shkon Guardiolas.