MENU
klinika

Ç'po ndodh në Durrës?

Mbi 300 qytetarë kërkojnë shërbime në poliklinikë

20.08.2019 - 13:17

Përgatitja e dokumentacionit mjekësor për shkollat apo rikthimin në punë pas pushimeve të verës ka shtuar fluksin e qytetarëve që kërkojnë shërbime pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës.

Mbi 300 persona sipas të dhënave të Poliklinikës paraqitën cdo ditë.

Por pavarësisht numrit të konsideruar të lartë, ndryshe nga vitet e shkuara në korridoret e Poliklinikës nuk hasen radhët e gjata.

Shefja e Poliklinikës së Specialiteteve Durrës, Adriana Hatellari, e cilëson këtë një prej periudhave më të ngarkuara të vitit, por nga ana tjetër thonë se respektimi i sistemit të referimit po shmang vonesat dhe pritjen e qytetarëve në radhë.

Në një ditë të zakonshme Poliklinika e Specialiteteve hyjnë 200-300 qytetarë për të marrë shërbime të ndryshme. Qytetari është mirë të vijë kur ka orarin, pasi mënjanon radhët e gjata“.