02.08.2019 - 10:14
Në lidhje me vendimin e SHBA për të shpallur ‘non-grata’ Vangjush Dakon ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.
Kreu i PD shkruan se kryeministri Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpallen non-grata të Dakos.
Përmes një videoje të postuar në Facebook, Basha shkruan se kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë për vendimin e DASH që i ndalon ish-kryebashkiakut të Durrësit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.
Lulzim Basha: Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kuvendi nis sot pasdite
‘Zien’ politika/ Rama mbledh Kryesinë e PS, PD dhe LSI mbledhje grupi
Reagon Topalli