MENU
klinika

Serie A ngre siparin

Dilemat e Juventus përpara sezonit të ri

23.08.2019 - 16:27

Misioni i Juventus për të vazhduar dominimin në futbollin italian nis të shtunën me sfidën e parë të sezonit të ri që do të luajë në transfertën e Parmës.

Në pritje që skuadra të zbresë në fushën e lojës, drejtuiesit e “Zonjës së Vjetër” duhet të zgjidhin çështjet e fundit që lidhen me merkaton e verës. Rebusi më I vështirë ka të bëjë me të ardhmen e Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas kërkon të qëndrojë me skuadrën bardhezi dhe këtë e ka konfirmuar me impenjimin e tij gjatë miqësoreve të verës. Por drejtuesit juventinë mendojnë ndryshe dhe pas shpenzimeve në merkato kërkojnë të mbushin arkën e klubit.

Po ashtu, reparti ofensiv bardhezi është i mbipopulluar, pasi Maurizio Sarri preferoi të mbështetet edhe një herë te Gonzalo Higuain.

Ashtu si sulmi, edhe mbrojtja do të jetë një nga pikat më të forta të Juventusit. Blerja e De Ligt ka blinduar repartin difensiv, megjithëse holandezi ende duhet të përshtatet me ekipin e ri. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushën.

Mb i ë gjithë Miralem Pjanic ka treguar se e ka të vështirë të përshtatet me skemat e Sarrit dhe jo më kot më i vlerësuari në testet e verës ishte Sami Khedira.

Me këto çështje që kërkojnë zgjidhje, starti i sezonit të ri në Serie A vëshirësohet më shumë për kampionët në fuqi, që në dy ndeshjet e para kundër Parmës dhe Napolit do të bëjnë pa trajnerin Maurizio Sarri, I cili vuan nga polmoniti.

Me anë të një njoftimi për mediat, klubi bardhezi konfirmoi se skuadra do të drejtohet në këto dy ndeshje nga zëvendëstrajneri Giovanni Martusciello.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin