MENU
klinika

Ohridi

E dini se, vetë mbretëresha Elizabetë u tundua prej saj?

11.08.2019 - 15:46

     Shumë gra që kanë bërë histori, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë tundimit femëror ndaj shkëlqimit të kësaj perle: as mbretëresha Elizabetë, as ish-ministrja e Jashtme suedeze, Anna Lindh. Ohridi, ka joshur shumëkënd me bukurinë, origjinalitetin dhe shkëlqimin e vet të pazakontë.

 

 

 

Perla e Ohrit, e famshme në gjithë botën, është bërë nga luspat e peshkut Plashica, specie endemike e peshqve në liqenin e Ohrit.

Sekreti dhe mënyra originale për ta punar mjeshtërisht dhe plot finesë, Perlën e Ohrit, mbeten “fshehtësi” dhe traditë familjare, trashëguar brez pas brezi. Familja Talevi, tanimë konsiderohet si një prej të paktave familje që e ruan me fanatizëm e përkushtim këtë traditë, bashkë me recetën unike për prodhimin e kësaj bizhuterie kaq të bukur, femërore dhe të sofistikuar.

 

 

 

 

Ohridi është perla origjinale e liqenit të Ohrit dhe sekreti i sa, ruhet prej gati një shekulli. Kjo bizhuteri të rrallë, për veçoritë specifike të perlave që punohen në mënyrë artizanale, gjendet vetëm në qytetin e Ohrit.

 

 

 

Nëse vizitoni pazarin e vjetër të qytetit, mund të dëgjoni shumë histori për perlën e rrallë, e quajtur Ohrid./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe