MENU
klinika

Zgjedh rivalët e Liverpool!

E papritur/ Coutinho rikthehet në Angli

06.08.2019 - 16:44

Philipe Coutinho do të kalojë tek Arsenal këtë merkato vere.

Mesfushori me tipare sulmuese ka pranuar propozimin e “topçinjve” dhe Barcelona ka rënë dakord për ta huazuar për një sezon, duke qenë se në sezonin e tij të parë në “Camp Nou” braziliani nuk arriti të tregojë më të mirën e tij.

Për Coutinho Premier League do të jetë një rikthim, pasi ishte pikërisht kjo ligë dhe skuadra e Liverpool, aty ku ai shpërtheu, para se ta blinte Barcelona.

Lajmin e bujshëm e ka publikuar gazeta franceze “L’ Equipe”. Madje ka qenë gazetari Bilet Ghazi që ka dhënë lajmin, i njëjti person që zbuloi transferimin e Neymar te PSG dy vite më parë.

Do të jetë një huazim i thjeshtë, që me shumë mundësi Arsenal do të paguajë një shumë të caktuar, që ende nuk është zbuluar.