MENU
klinika

Shuhet Morrison...

E para afrikano-amerikane me një “Nobel”

06.08.2019 - 18:11

      Toni Morrison, gruaja e parë afrikano-amerikane që u vlerësua me “Nobel” në letërsi, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Familjarët janë shprehur se shkrimtarja ishte prekur prej pak kohe, nga një sëmundje.

 

 

 

 

Nëna, gjyshja dhe tezja jonë, jashtëzakonisht e përkushtuar, ka ndërruar jetë natën e kaluar (5 gusht) e rrethuar nga familja dhe miqtë”- ishin fjalët e të afërmve të saj.

“Një shkrimtare që ka vlerësuar fjalën e shkruar, qoftë e saj, e studentëve apo e tjerëve, ajo ka lexuar me dëshirë dhe ka ndier shtëpinë më së shumti kur ka shkruar”, – është thënë në letër.

 

 

 

 

“Ndonëse vdekja e saj përfaqëson një humbje të madhe, jemi mirënjohës që ajo ka pasur një jetë të gjatë e të lumtur”.

Si autore e 11 romaneve, Morrison ka fituar çmimin “Nobel për Letërsi” më 1993, ndërkohë që veprën e parë e ka publikuar më 1970. Dikur, Morrison është shprehur: Ne vdesim. Kjo mund të jetë arsyeja e jetës. Mirëpo, krijojmë gjuhë. Kjo, mund të jetë matësja e jetës.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale