MENU
klinika

Fotografohen së bashku

E përmendi në këngë, Haradinaj ka diçka për t’i thënë Unikkatil-it

06.08.2019 - 14:28

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim sot reperin e njohur Viktor Palokaj, që për publikun njihet si Unikkatil.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook. Ndërsa, ka lavdëruar reperin.

“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës”, shkroi kryeministri në largim.

Unikkatil në këngë e tij “Pa mshir” në bashkëpunim me N.A.G, përmend Haradinajn. “S’keni qef me pa hekrin tem Kur t’ja nis me qit gaca Sikur Baca Haradinaj unë nuk hezitoj Biletën për ferr ta dhuroj”
Unikkatili është reperi më i kërkuar dhe më i dëgjuar shqiptar i të gjitha kohërave. Paraqitjet e tij në publik janë shumë të rralla, por çdo herë janë më të komentuarat dhe më të ndjekurat.

Pas shumë vitesh Unikkatil mbajti një tjetër koncert madhështor në Kosovë, kësaj herë në qytetin e Mitrovicës në Stadiumin “Adem Jashari” më 28 korrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN