MENU
klinika

“Mbushi 22 vjet, por duket si 30!”

Fansat shokohen nga fotot e fundit të Kylie Jenner

13.08.2019 - 15:44

Ajo mbushi 22 vjeç të shtunën dhe i ka shoqëruar fansat e saj me një seri fotosh e videosh në mediat sociale të cilat tregojnë pushimet luksoze në Portofino, Itali.

Por fansat e Kylie Jenner kanë mbetur të zhgënjyer nga këto foto dhe fajësojnë ndërhyrjet kirurgjikale që Kylie sot duket më e vjetër në moshë se vitet që ka.

Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se ajo ka arritur kaq shumë gjëra në jetën e saj dhe njerëzit mendojnë se është më e madhe në moshë.

Kylie ka pranuar se ka eksperimentuar me fillers të fytyrës në të kaluarën dhe është e drejtë të themi që buzët e saj janë shumë më të mbushura tani sesa disa vite më parë.

Kylie gjithashtu pretendon se përdor produktet e saj për të ndryshuar pamjen, por thekson se është “e tmerruar” për të bërë më shumë.

“Kylie po fillon të duket shumë e vjetër”, shkruan një komentuese, ndërkohë që një tjetër shprehet “Kylie Jenner mbushi 22 vjeç, por duket si 30 me një fëmijë”.

Dhe nëse doni të shihni sesi ka ndryshuar Kylie ndër vite, ja ku i keni fotot:

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bëjmë seks dhe një fëmijë tjetër..."

Kylie Jenner një superdhuratë Travis Scott për ditëlindje


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV