MENU

Epiqendra

Greqia nuk gjen qetësi, tjetër tërmet “shkund” vendin

28.08.2019 - 09:28

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë. Tërmeti me madhësi 3.5 i shkallës Rihter ndodhi rreth orës 03:06 në një zonë detare në brigjet e Karpathos, sipas Institutit Gjeodinamik.

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare, 28 kilometra në verilindje të Karpathos, ndërsa thellësia vlerësohet në 10 km.

Kujtojmë se Greqia kohët e fundit po goditet nga shumë tërmete. Ditën e djeshme një tjetër tërmet me madhësi 3.3 i shkallës Rihter goditi bregdetin e Rodosit rreth orës 4:58.