MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 19 gusht?

19.08.2019 - 08:07

43 pes – Gaius Julius Cadaesar Octavianus detyron Senatin për ta zgjedhur Konsull. Më vonë, më 27 pes, ai e shpalli Romën perandori, duke u bërë vetë i pari perandor romak; Oktaviani mori emrin Augustus, dhe qëndroi në fron deri në vitin 14 të erës sonë, kur vdiq në moshën 75 vjeçare. Historianët e lashtë thonë se muaji August (gusht) u quajt i tillë për nder të emrit të tij; deri atëherë ky muaj quhej Sextilis (Gjashtë), sepse ishte muaji i gjashtë i kalendarit të lashtë. Gjithashtu, perandori Augustus kërkoi që muaji me emrin e tij të ishte njësoj i gjatë me muajin korrik, Julio, pas emrit të Jul Cezarit – kështu korriku dhe gushti kanë nga 31 ditë. Muaji Sextilis u zgjodh për t’u zevendësuar me Augustus, sepse vinte pas muajit Julio dhe Oktaviani ishte djali i birësuar i Jul Cezarit. HIstoriani latin Macrobius thotë se muaji Sextilis u riemërua August, sepse disa nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë ardhjes në pushtet të Oktavianit, përfshi rënien e Aleksandrisë, ndodhën në këtë muaj. Vetë fjala latine “augustus” do të thotë ‘i uruar’, ‘i bekuar’ a i përzgjedhur nga fati ose Perënditë. Në shqip ky muaj quhet “gusht”, fillimish i quajtur “muaji i gjashtë” pastaj “gjashtë “dhe në ndeshje në të folur me “augustus” u bë “gusht”.

232 – Në Sirmium (sot Sremska Mitrovica), Pannonia, lindi Markus Aurelius Probus – ishte ilir, babi i tij quhej Dalmatius. Probus shërbeu si perandor romak nga viti 276 deri në 282 – u vra nga ushtarët e tij të revoltuar pasi i përdorte për punë civile, tharrje kenetash; Gjatë kohës si perandor, Probus forcoi kufijtë përgjatë Rinit dhe Danubit dhe rivendosi paqen në Rhaetia, Iliri, dhe Moesi duke kryer fushata kundër fiseve vandale.

1848 – Gazeta New York Herald botoi e para lajmin mbi zbulimin e arit në Kaliforni.

1934 – Gjermanët votuan për të bërë Adolf Hitlerin udhëheqësin e tyre (Fyhrer).

1946 – Lindi Bill Klinton, politikan, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara – presidenti i tretë më i ri në moshë (46 vjeç); pas Theodor Ruzveltit (42 vjeç); dhe Xhon Kenedit (43 vjeç) – mori detyrën në fund të Luftës së Ftohtë, dhe ishte presidenti i parë amerikan i lindur pas Luftës së dytë Botërore. Presidenca e tij pati suksese e skandale; ndihmoi edhe në çlirimin e shqiptarëve të Kosovës. Pas përfundimit të dy mandateve, Klinton mori nga opinioni vlerësimin më të lartë se çdo president i periudhës së pas-luftës; 66 për qind e amerikanëve i dhanë atij notën pozitive – 3 për qind më shumë sesa u kishin dhënë presidentëve Reagan dhe Kenedi.

1960 – Rusët dërgojnë me satelit dy qenë në orbitën e tokës.

1964 – Grupi Beatles filloi turneun e parë në Amerikën veriore, gjatë të cilit dha koncerte në 26 qytete.

1989 – Disa qindra gjermano-lindorë kalojnë kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë gjatë Piknikut Pan-Evropian, pjesë e ngjarjeve që filluan procesin e rënies së Murit të Berlinit. Pikniku u organizua nga Bashkimi Pan-Evropean dhe Forumi Demokratik Hungarez i opozitës. Sot në vendin e piknikut ndodhet një monument. Në vitin 2009, Angela Merkel, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, vizitoi festimet që shënuan 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje dhe falënderoi hungarezët për guxim dhe largpamësi: “Dy kombe të skllavëruar së bashku shkatërruan muret e skllavërimit …hungarezët i dhanë krahë dëshirës së gjermano-lindorëve për liri.”

1999 – Në Beograd, dhjetëra mijëra serbëve dolën në rrugë e sheshe për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

2003 – Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Irak, Sergio Vieira de Mello ishte njëri prej 22 të vrarëve, kur një makinë bombë goditi selinë e OKB-së në Bagdat.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale