MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 26 gusht?

26.08.2019 - 08:03

1346– Një ushtri e vogël angleze prej 10 000 pjesëtarësh, nën drejtimin e Eduartit të III-të, mposhti forcat superiore franceze të Filipit VI-të.

1743 – Lindi Antoine Lavoisier, kimist francez, i konsideruar si themelues i kimisë moderne, ai zbuloi oksigjenin. U ekzekutua nga revolucioni në 1794.

1873– Lindi fizikani amerikan Lee De Forest, i njohur si ”Babai i Radios,”. Trioda që ai shpiku në vitin 1906, njihet si arritja më e rëndësishme në fushën e elektronikës deri në atë kohë. Afësia e madhe e triodës për të kapur dhe amplifikuar sinjalet e radios, si dhe për të gjeneruar sasi të kontrolluara energjie, u bë bazë për zhvillimin e shpejtë të elektronikës dhe industrisë së komunikacionit. De Forest shpiku gjithashtu komponentët elektronikë që ishin me rëndësi kritike në zhvillimin e telefonave, transmetuesve me valë të shkurtra, fonografëve, filmave me zë dhe më pas të radarëve dhe televizorit.

1910 – Lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe.

Nënë Tereza është një nga njerëzit më të famshëm në botë dhe është shenjtëruar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003. Ajo ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu), me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, më datën 26 gusht 1910. Nënë Tereza u largua nga më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Më pas ajo u vendos në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

Nënë Tereza e Kalkutës e quajtën kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë planetit. Në vitin 1979, mori çmimin Nobel për paqe. Ajo ishte nënë e kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmije ilegjitim e bonjake. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Vdiq në vitin 1997.

1963 – Vdes Maksimilian Lamberci, albanolog austriak.

“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”. Kjo është ndër pohimet më të rëndësishme të Lambertz për vendin tonë.

1974 – Vdes Charles Lindberg, aviator amerikan, i cili realizoi udhëtimin e parë mbi Atlantik, në vitin 1927.

Natyrisht, asnjë aviator në histori nuk është aq i njohur sa “Lindy Lucky”, njeriu i parë i cili kaloi vetëm Oqeanin Atlantik, duke fluturuar nga Nju Jorku në Paris në maj të vitit 1927 në një monoplan të ndërtuar posaçërisht për të. Si pasojë e ndërmarrjes së tij rraskapitëse, ai u bë famshëm aq sa është tani një ylli rroku, edhe pse një pjesë e asaj lavdie ra në vitet e mëvonshme kur ai kundërshtoi hyrjen amerikane në Luftën e Dytë Botërore.

Pas sulmit në Pearl Harbor, megjithatë, ai u bë një mbështetës i flaktë i përpjekjeve të luftës, madje dhe fluturoi më shumë se 50 misione luftarake në teatrin e Paqësorit, duke rimëkëmbur reputacionin dhe famën e tij. Ai u vlerësua edhe me rrëzimin e një avioni japonez pranë Ceram, në korrik të vitit 1944. Në vitet e mëvonshme, ai u bë një ambienmtalist i flaktë i cili, në mënyrë paradoksale, gjithashtu ka ruajtur një dashuri për teknologjinë. Në një artikull të revistës Life në vitin 1967, ai përmblodhi filozofinë e tij duke thënë, “E ardhmja e njeriut varet nga aftësia jonë për të kombinuar njohuritë e shkencës me diturinë e egërsisë.” Ai jetoi jetën e tij në heshtje në Hawaii, deri në vdekjen e tij në vitin 1974.

2008 – Rusia njohu pavarësinë krahinave të Gruzisë të Osetinë Jugore dhe Abhazinë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale