MENU
klinika

Marotta gati t'i plotësojë kërkesat

Inter tenton ‘dashurinë e vjetër’ të Conte-s!

06.08.2019 - 18:42

Interi po tenton të transferojë Arturo Vidal nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror në formë huazimi.

Sipas FcInterNews, klubi nga Milano ka marrë sinjale pozitive nga skuadra katalanase dhe vetë mesfushori kilian për një marrëveshje transferimi.

Skuadra italiane kishte tentuar transferimin e 32-vjeçarit në verën e kaluar nga Bayern Munich, por lojtari vendosi të kaonte në Camp Nou.

Vidal thuhet se është i gatshëm të largohet nga Camp Nou në këtë verë, për shkak të minutazhit të vogël që pati në sezonin e kaluar.

Antonio Conte kishte tentuar transferimin e kilienit edhe në kohën kur ishte te Chelsea, por nuk ia kishte arritur qëllimit.

Kampionët e La Liga-s tani janë të gatshëm që ta shesin mesfushorin te zikaltë kërkon 25 milionë euro për shërbimet e tij.