MENU
klinika

Superofertë nga Marotta

Interi sakrifikon dy për zbulimin e Igli Tares

24.08.2019 - 11:48

Inter do të provojë sulmin e fundit për shërbimet e Milinkovic-Savic në ditët e fundit të merkatos. Milano-Firence-Romë, një rrugë lineare, që fsheh një seri “komplotesh” tregu në futbollin italian.

Kjo rrugë ngjan me një vorbull operacionesh, që synojnë të ringjallin javën e fundit të merkatos. Vëmendja e Interit mbetet shumë e lartë karshi asaj që po ndodh në shtëpinë vjollcë. Interesi për Biraghi është gjithmonë konstant. Java e ardhshme mund të jetë e duhurja për akordin përfundimtar (në tryezë mbetet propozimi i shkëmbimit me Dalbert).

Duke zbritur disa kilometra më tej, në jug të Italisë, zikaltrit mbajnë nën vëzhgim edhe situatën te Lazio, ku Milinkovic-Savic mund të përfaqësojë goditjen e minutës së fundit. Për këtë gjë po punon Beppe Marotta.

Interi duket i vendosur për gjigantin serb. Për t’i siguruar shërbimet e tij do të përfshinte në operacion edhe dy lojtarë: Politano e Gagliardini. Kuptohet, ana financiare do të pëbënte “pjesën e luanit” në marrëveshje. Paratë duhet të jenë çelësi i mposhtjes së rezistencës bardhekaltër.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak