MENU
klinika

Kush do të rezultojë më i suksesshëm?

Juventus dhe City finalizojnë shkëmbimin e shumëpritur!

05.08.2019 - 21:29

Juvetusi përshëndet Joao Cancelon dhe është gati të presë Danilo Luiz da Silvan, i njohur shkurt si Danilo.

Thuasje gjithçka është mbyllur për shkëmbimin e futbollistëve e për çëshje orësh, ose maksimumi ditësh, pasi merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht, marrëveshja do të zyrtarizohet.

Nga ky shkëmbim, bardhezinjtë do të përfitojnë edhe 30 milionë euro, pasi portugezi ka një vlerë më të lartë se braziliani, ish-mbrojtës i Realit të Madridit.

Bisedimet vijonin prej kohës, por drejtuesi i Juventusit, Paratici, vetëm në ditët e fundit ka ulur disi pretendimet për shumën që Manchester City duhet të paguajë.

Edhe Danilo tashmë e ka pranuar ofertën e Juventusit për një kontratë 5-vjeçare dhe me një pagë poshtë 5 milionë euro në sezon (këtë shifër përfiton te Citizens). Vetëm pas një sezoni Cancelo largohet nga Juventusi, për të qenë nën urdhrat e Guardiolës. Ai mund të bënte shumë mirë në futbollin sulmues të Sarrit, por prevaluan arsyet ekonomike para atyre teknike.

Sarri gjithsesi do të ketë në dispozicion një anësor me tipare sulmuese, por që do t’i duhet kohë të arrijë formën e duhur, pasi ka luajtur pak sezonin e kaluar.