MENU
klinika

Fotoja që i tha të gjitha

Keisi qenka prekur nga fjalët e Stresit, ja se ç’bëri…

06.08.2019 - 13:05

Ndarja e reperit Stresi nga bashkëshortja, Keisi, ka bërë bujë javët e fundit në media dhe është komentuar gjatë për shkak se çifti u ndan pak para dasmës.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe madje Keisi u largua pak ditë më parë nga Shqipëria për në Kanada dhe Stresi nuk e shoqëroi.

Ndërkohë, ditën e djeshme reperi habiti fansat teksa nëpërmjet një postimi i bëri një dedikim ish bashkëshortes.

“Buzëqesh që mos ta marrin vesh.”, shkruante ai pranë fotos duke treguar kështu që pavarësisht se duket mirë nga jashtë, përbrenda është i prekur dhe kjo për shkak të Keisit.

Këtë dedikim prekës siç duket Keisi e ka parë dhe së fundmi në Instastory ajo ka publikuar një foto ku në sy bie varësja e saj e floririt.

Në të shihet germa ‘A’ që është emir i vërtetë i Stresit Arkimed. Siç duket pavarësisht ndarjes, Keisi ende i mban gjërat që ka blerë për Stresin.