MENU
klinika

Këngëtarja bën publik titullin e këngës

Kënga Magjike/ Fifi sërish konkurrente

27.08.2019 - 14:07

Fifi ka konfirmuar publikisht pjesëmarrjen e saj në Këngën Magjike duke bërë kështu të ditur dhe titullin e këngës.

Nëpërmjet një ‘ask question’ në llogarinë e saj në Instgram këngëtarja është shperhur se titulli I këngës dhe të jetë “ Marova”.

Në një bashkëpunim më Kledi Bahitin, një këngëtar dhe tekstshkrues i njohur, duket se Fifi kësaj radhe është e vendosur për të rrëmbyer çmimin e parë në një nga kompeticionet më të rëndësishëm për muzikën shqiptare por dhe për këngëtarët gjithashtu.

Kujtojmë që vitin e kaluar këngëtarja Fifi ka marrë pjesë sëbashku me MC Krshën me këngën “ Psikopatja jote”. Për këtë këngë këngëtarët janë vlerësuar me çmimin e dytë në ‘Këngë Magjike’.