MENU
klinika

Italiani bën me zemër tifozët

Largimi nga Napoli? Ancelotti: Do të ishte një eksperiencë e bukur…

07.08.2019 - 17:13

Carlo Ancelotti ka folur për një të ardhme të mundshme në Amerikë në prag të miqësores që Napoli i tij do të luajë kundër Barcelona-s në Miami.

“Të drejtoj skuadrën e Beckham në MLS? David është një mik i imi, kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe tani kam një kontratë me Napoli-n. Sigurisht, kampionati është në rritje, mund të jetë një eksperiencë e bukur në të ardhmen”, ka thënë trajneri italian në konferencë për shtyp.

Për merkaton: “James? Në këtë moment jemi të përqendruar te miqësoret. Lozano? Herën e fundit e kam parë në Botëror, kam komentuar ndeshjet për një televizion meksikan”.

Për ndeshjen me Barçën: “Uroj që lojtarët t’i japin vazhdimësi paraqitjeve të mira të bëra kundër Liverpool-it dhe Marseille-ës. Dua të shikoj një skuadër që zbret në fushë me guxim dhe personalitet”.

Për mungesën e Messi-t: “Është një lojtar i rëndësishëm, i jashtëzakonshëm, që mund të ndryshojë ndeshjen në çdo moment. Do të humbin pak cilësi pa Messi-n, por kanë lojtarë të rëndësishëm në çdo repart. Valverde do të ketë mundësinë të provojë diçka ndryshe”.