MENU

Partizani do fitoren

Dy rikthime ‘big’/ Lerda u shtrin dorën të “përjashtuarve”

01.08.2019 - 18:50

Partizani do të zbresi në fushën e “Sheriff Stadium” të Tiraspolit, ku do të ndeshet me kampionët e Moldavisë në takimin e kthimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Europës.

Kampionët e Shqipërisë u mposhtën në sfidën e parë nga Sherifi me rezultatin 1-0 pas golit të shënuar nga Tambe.

Gjithsesi, të kuqtë e kryeqytetit do të synojnë një përmbysje në transfertë, diçka që u la të nënkuptohej dhe nga fjalët e trajnerit Lerda, me këtë të fundit që kërkon ndihmën e lojtarëve të “përjashtuar” të sfidës së Tiranës, Jasir Asanit e sidomos Lorenc Trashit, të cilët kanë marrë respektivisht vendet e Cinarit dhe Hakajt.

Ndryshime dhe në rreshtim, me 16 herë kampionët e vendit, të cilët do të luajnë me një skemë 3-4-3, me të sapoardhurin Boldur që e nis si titullar ndeshjen e parë me Partizanin, çka i ka kushtuar vendin në formacion Labinot Ibrahimit, i cili është ulur në stol. Ja si do të rreshtohen skuadrat:

Sherif Tiraspol: Mikuliç, Kristiano, Muzek, N’Djae, Balima, Kendish, Anton, Hordienko, Latifi, Tambe, Boban.
Trajner: Zoran Zekiç
Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Boldur, Trashi, Broja, Telushi, Mala, Kordeiro, Asani, Solomon.
Trajner: Franko Lerda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Intervista me Ylli Shehun

“Babai me Dinamon, unë zgjodha Partizanin”


“Peshkon” mbrojtësin kampion bote

Roma nuk heq dorë nga Premier

Gola, dhe përmbysje nga të dy krahët

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro