MENU
klinika

Ofertë 50 mln euro

Lukaku pranë largimit/ United vërsulet për talentin e Ajax!

06.08.2019 - 18:06

Një tjetër lajm i fundit lidhet me Manchester United, që duket se është epiqendra e kësaj merkato vere.

“ESPN” ka bërë me dije se “Djajtë e Kuq” kanë depozituar ofertën prej 50 milionë euro tek Ajax, për të marrë shërbimet e David Neres.

Sulmuesi 22-vjeçar ka zhvilluar një sezon fantastik tek Ajax dhe ai shikohet si një alternativë më shumë në sulm, duke qenë se Romelu Lukaku pritet të largohet këto ditë, që me të gjitha gjasat do të jetë tek Inter, edhe pse Juve po tenton një ofertë tjetër pas dështimit të shkëmbimit me Dybala.

Braziliani luan si sulmues krahu, në ndryshim nga belgu, por ai është një lojtar me premisa të mëdha, duke parë edhe moshën e tij të re.