MENU
klinika

Zhbllokohet tratativa

“Man.United arrin marrëveshjen për shitjen e Lukakut”

07.08.2019 - 17:43

Romelu Lukaku është një hap larg Inter-it.

Sipas Claudia Garcia, gazetare portugeze, Manchester United dhe zikaltërit kanë arritur marrëveshjen për sulmuesin belg.

“Lukaku do të shkojë tek Inter. Kam konfirmime për arritjen e marrëveshjes me United. Shumë shpejt do të vijë firma, nesër mund të vijë në Itali”, ka qenë postimi i bërë nga Garcia.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë Antonio Conte do të ketë më në fund lojtarin e kërkuar që nga koha kur drejtonte Chelsean.

Sipas portalit “Open”, i krijuar nga gazetari i mirënjohur italian Enrico Mentana, belgu do të transferohet te zikaltrit për 83 milionë euro që do të paguhen në dy vite, duke përfshirë edhe bonuset.