Beppe Marotta është hedhur në kundërsulm për tu hakmarrë!
Sipas “Corriere dello Sport”, administratori i deleguar i zikaltërve nuk e ka pëlqyer aspak ndërhyrjen e Juventus për Lukaku-n dhe duket se ka studiuar një kundërpërgjigje të bujshme: të hidhet në sulm për Paulo Dybala.
Argjentinasi ndihet i shkarkuar nga klubi bardheziu dhe duket se nuk ka dëshirë të transferohet te Manchester United.
Marotta është gati të përfitojë nga kjo situatë, duke provuar ta bindë Paulo-n të zgjedhë Milanon.
Dhe, për herë të parë, Dybala mësohet të jetë shprehur i gatshëm për t’u transferuar te zikaltrit.
Drejtuesi i zikaltërve do të kërkojë të bindë Juventus-in duke i ofruar në këmbim Mauro Icardi-n.